Die. Nën 24th, 2024

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që do t’i jepte zgjidhje konfliktit të ngrirë mes dy vendve.

Ai shton se zgjidhja duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë se të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës eksperti thotë se formula e ndjekur deri tani, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka treguar se nuk ka funksionuar ndaj ai sugjeron reflektim e qasje të re në dialog, gjë që kërkon siç tha angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Rakipi foli dhe mbi alarmin e dhënë së fundmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të krijuar destabilitet.

Kjo për ekspertin nuk është një gjë e re, por që sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit.

Zoti Rakipi ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në Forumin Publik të NATO-s një aktivitet që u mbajt në kuadër të takimit të nivelit të lartë të aleancës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *