Die. Nën 24th, 2024

Skuadra e Premierligës dëshiron me patjetër shërbimet e sulmuesit shqiptar

Futbollisti me origjinë shqiptare që aktivizohet në Bundesligë me skuadrën e Mainz, Brajan Gruda, ka përfunduar nën shënjestrën e Brighton. Sulmuesi 20-vjeçar konsiderohet si një talent me shumë të ardhme, ndaj edhe Brighton kërkon të shfrytëzojë mundësinë e të firmosë me Grudën në këtë merkato verore.

Megjithatë, duke njohur mirë potencialin e Grudës, klubi gjerman nuk ka ndërmend të pranojë një ofertë më të ulët se 50 milionë euro. 20-vjeçari është një prodhim i akademisë së Mainz dhe në 31 paraqitje me këtë skuadër, ia ka dalë të shënojë katër gola si dhe të asistojë në tre raste.

Kujtojmë se Gruda është pjesë edhe e Gjermanisë së 21-vjeçarëve, me të cilët numëron shtatë prezenca dhe një gol.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *