Die. Nën 24th, 2024

2952 aplikime për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se këtë të mërkure janë bërë 125 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë, në ata legal RKS.

Elshani ka thënë për Klankosova se kërkesat më të mëdha për sot janë nga komuna e Leposaviqit me 37 sosh, pasuar nga Zveçani me 36, Mitrovica e Veriut me 25 dhe Zubin Potoku me 21.

Kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve pati edhe në komunat e Dragashit, Shtërpcës dhe Graçanicës.

Numri total i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve deri më tani ka arritur në 2 mijë e 952, ndërsa afati është i hapur deri më 9 gusht të këtij viti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *