Die. Nën 24th, 2024

MPJD-ja u apelon qytetarëve t’i shmangin kalimet nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi ose t’i shmangin lëvizjet përmes territorit serb.

Ky reagim ka ardhur një incidenti që ndodhu në mesnatë në Serbi.

Përmes reagimit, MPJD-ja ka shprehur shqetësim për pretendimet e Serbisë për vrasjen e një polici serb ku i dyshuar është një kosovar, shkruan gazeta Insajderi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *