Të shtunën e 13 korrikut, MMPHI-ja morri vendim që ndalojë qarkullimin për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si shkak i temperaturave të larta.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë të ditur se është shfuqizuar ky vendim.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim:
closevolume_off
Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T,” ka njoftuar Durmishi.