SBASHK i përfaqësuar nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, po qëndrojnë në Buenos Aires-Argjentinë, ku po marrin pjesë në Kongresin e 10-të Botëror të Arsimit (Education International).
Me moton “Rritja e sindikatave tona, ngritja e profesioneve tona, mbrojtja e demokracisë”, Kongresi Botëror 2024 ka mbledhur rreth 1200 delegatë nga e mbarë bota nëpërmjet 383 organizatave anëtare të cilët po përfaqësojnë më shumë se 32 milionë mësues dhe personel mbështetës të arsimit nga 178 shtete.
Gjatë qëndrimit në Buenos Aires nga 27 korriku e deri më sot, përfaqesuesit e SBASHK-ut u takuan me shumë delegacione para fillimit të Kongresit dhe pritet që edhe në pesë ditët në vijim të kenë takime edhe me Kryetren e EI, me sekretarin e prëgjithshëm si dhe me delegacione të Gjermanisë, Holandës, Italisë, Meksikës e shumë e shumë shteteve.
Në hapje të Kongresit të Sindikatave të Arsimit, Zëvendës sekretarja e OKB, Amina J. Mohammed ka theksuar se “Ky Kongres është një mundësi vendimtare për ne që të bashkohemi, të strategjizojmë dhe mbi të gjitha, të identifikojmë mënyrat për të mbrojtur mësuesit dhe për të rilindur profesionin e mësuesit ndërsa punojmë për të ofruar një të ardhme më të drejtë, më të begatë dhe të qëndrueshme për të gjithë