Sht. Nën 23rd, 2024

Dy medalje olimpike në ”Paris2024”, Kosova renditet e para në Ballkan

Shteti i Kosovës po merr pjesë për herë të tretë në Lojëra Olimpike.

Nga Lojërat Olimpike ”Paris2024”, Kosova deri më tani ka fituar dy medalje olimpike, të dyja në sportin e xhudos, shkruan IndeksOnline.

Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu me mealjen e bronztë.

Ky është një sukses i madh deri më tani, ku Kosova aktualisht renditet si e para në Ballkan me medalje olimike, derisa një vendin e 24-të nga 206 ekipet Olimpike.

Deri më tani, vetëm 43 shtete kanë fituar medalje olimpike.

Kujtojmë që Kosova nga tre herë sa ka qënë pjesëmarrëse në ”LO”, ka arritur të fitojë pesë medalje olimpike, tre të arat, një të argjentë dhe një të bronztë.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në ”Rio2016”, derisa Distria Krasniqi e Nora Gjakova në ”Tokyo2020”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *