Sht. Nën 23rd, 2024

Berisha sulmon SPAK: Lëshon shumë mandate arreste, por i njofton para që të largohen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.

Në një deklaratë për media, Berisha e akuzon se SPAK ka lëshuar shumë mandate arreste, nga të cilat shumë pak kanë rënë në pranga, pasi sipas tij ata lajmërohen përpara, që të kenë mundësinë të largohen jashtë vendit.

Berisha: Kështu nga 51 mandate të firmosura për metamorfozen 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur, ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë.

Në paketën e dyte të arrestimeve prej 21 personave u arrestuan gjithsej 4 persona kurse 17 të tjerë, sipas rregullit u njoftuan dhe ja mbathën në drejtim të paditur.

Në serinë e tretë të lidhur me mbylljen nga drejtësia e re të Edi Ramës të dosjes së famshme “Toyota Yaris” në të cilën përveç të tjerash, vetëm në Portin e Durrësit u vodhën 2 milionë euro nga 5.4 milionë që erdhën, u zhdukën 2 milionë, rihapja e kësaj dosje bëri që “SKAP-i i Partisë”, të lëshojë 4 mandate të reja arresti por nga të cilat vetëm prokurori Zarko u gjet dhe u arrestua, tre të tjerë, pra 75% e tyre u njoftuan dhe ia mbathën në drejtim të paditur.

Së fundi, këto dy dite po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ i partisë u lëshuan 36 urdhër arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për tu larguar në drejtim të pa ditur.

Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Taulant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti I dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysmë kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla.

Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mondate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’ i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë.
Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda.
Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate.

Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre.

artia Demoratike shpall para shqiptarëve platformën e saj për zero tolerancë ndaj krimit dhe kriminelëve kudo që janë dhe kallp mandateve të Altin Dumanit dhe kriminelëve të tjerë që bashkëpunojnë me krimin.

Top Channel

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *