Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së.
Ai përmes një konference për medie tha se bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe kryesia aktuale e partisë në mënyrë që gjithë kompetencat t’i kalojnë grupit punues të konventës së jashtëzakonshme zgjedhore që do të mbahet me 3 korrik.
Në këtë formë, sipas Hoxhaj po japin shembullin e duhur për një demokratizim të partisë.