Sht. Nën 23rd, 2024

Elshani: Nuk e lejuam një mjet transportues të postës serbe që të futej në territorin e Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Indeksonline e ka konfirmuar se Policia e Kosovës nuk e ka lejuar një mjet transportues të postës serbe që të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

Elshani ka thënë se njësiti kufitar i Policisë së Kosovës pasi e kanë pyetur drejtuesin e mjetit transportues për licencë dhe pyetje të tjera, të njëjtin e kanë kthyer prapa për në Serbi në pikën kufitare në Jarinjë.

Posta e Serbisë sot përmes një komunikate për media ka thënë se Policia e Kosovës e ka ndaluar një kombi të tyre në pikën kufitare në Jarinjë, i cili ishte duke transportuar dërgesa në linjën Rashkë-Graçanicë.

Ky vendim i Policisë së Kosovës vjen pas aksionit të zhvilluar në veri të Republikës së Kosovës ku janë mbyllur pikat operuese të Postës së Serbisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *