Pre. Sht 20th, 2024

Lefter Maliqi “shpërthen” ndaj PD pas humbjes në Himarë: Boll me fjalë, zbrisni në bazë. Disa deputetë që duan të mbrojnë pasuritë po marrin në qafë opozitën

Lefter Maliqi ka reaguar pas humbjes së PD në zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ku doli fitues kandidati socialist Vangjel Tavo.

Ai u shpreh se disa deputetë që duan të mbrojnë pasuritë po marrin në qafë opozitën.
“Zgjohuni! Zbrisni urgjent në bazë, përballuni në fushë betejë! Mjaft vetëm me fjalë, koha është e veprave! Himara mësim ose pësimi i radhës!
Thirrje PD-së dhe liderve të Opozitës:
Zbrisni në Bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe. Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit për kartat e identitetit në gjithë vendin ,që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt.
Detyra konkrete në çdo QV, evidentoni komisionerë, vëzhgues dhe pregatitini në mënyrë të detajuar, struktura mbrojtëse, lëvizëse në çdo QV, në çdo KZAZ, ndiqni kundërshtarët hap pas hapi, tre ditët e fundit patrullime natën dhe ditën e votimit në çdo QV të jenë mbi 6-7 veta para QV plus kontrolleve, të cilët në fund të shoqërojnë nga pas kutitë e votimit në KZAZ, jashtë KZAZ mbështetësit tuaj të jenë më të shumtë se patronazhistët, të jeni vigjilent gjatë numërimit të votave për çdo fletë votimi.
Nuk mund të pranojmë që për t’u bërë disa deputetë, që të mbrojnë pasuritë e tyre, të merrni mëqafë Opozitën!
Duhet përballje e fortë, ose ndryshe pranoni Diktaturën”, shkruan Maliqi.

Top Channel

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *