sh-gjenerali i madh amerikan, Wesley Clark do ta vizitoj Kosovën.
Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili sot zhvilloi një takim virtual me ish-gjeneralin, Clark
Mehaj e ka ftuar ish-gjeneralin që të vizitoi Kosovën dhe ai ka pranuar që shumë shpejtë do të vij.
Postimi i plotë i Armend Mehajt:
Nder i madh dhe privilegj i veçantë, të takohem me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark me të cilin biseduam si dy miq, përmes video-lidhjes, për rreth një orë. I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë.Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plot për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimarrjes botërore.
Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK , të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti.