Pre. Sht 20th, 2024

KFOR-i për protestën: Patrulluam në terren, s’pati asnjë shqetësim të sigurisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka reaguar pas protestës së serbëve në veri të vendit, të cilën e quajti paqësore.

KFOR-i tha se trupat e tyre ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të ofruar një mjedis të sigurt, teksa thanë se protesta vazhdoi pa asnjë “shqetësim të sigurisë”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si i treti reagues i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet në njoftim.

Sot, serbët e veriut kanë protestuar në lidhje me paralajmërimet e qeverisë për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *