Die. Nën 24th, 2024

Kurti për raportin e SHBA-së për Ujmanin: Para se të flasim, ekspertët tanë duhet ta studiojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdojnë ta kenë qëndrimin e njëjtë për Liqenin e Ujmanit.

Kurti para mediave pas vizitës së tij në Muzeun Kombëtar të Kosovës ka thënë se për raportin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Liqenin e Ujmanit akoma nuk e kanë studiuar dhe lexuar ekspertët e Qeverisë.

“Për Liqenin e Ujmanit, ne qëndrojmë mbrapa të gjitha qëndrimeve tona që i kemi thënë deri tani. Ndërkaq, raporti më i ri që ka dalë tani për Ujmanin, para se të flasim ne, ekspertët tanë duhet ta lexojnë dhe studiojnë”.

Po ashtu, ai ka deklaruar se janë duke bërë një kapitull të ri në dialogun Kosovë-Serbi, prej se ky është bërë pjesë e diskutimeve.

“Dialogu që zhvillohet është një kapitull i ri, deri tani e kemi pasë një takim, do të kemi edhe një takim tjetër, besoj se do të dakordohemi për agjendën, tre hapa përnjëherë si bëjmë dot”, ka thënë Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *