Policia ka dhënë detaje lidhur me një femër e cila është parë në një video duke thyer disa vetura me çekan në Fushë-Kosovë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia e ka arrestuar të dyshuarën.
Ahmeti tutje njoftoi, se e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë-Kosovë.
Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik.
Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hapur rast, për veprën penale: Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.
Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti