Pre. Sht 20th, 2024

Hamza: Për t’i mbuluar dështimet Qeveria merret vetëm me Serbinë, ka harruar minatorët, policët, mjekët, ushtarët e pensionistët

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar sot Qeverinë Kurti se po merret vetëm me Serbinë për të mbuluar dështimin në qeverisjen e brendshme.

Hamza në një intervistë për Express ka thënë se propaganda e pushtetit fillon dhe përfundon me kërcënimet për luftë me Serbinë.

Sipas kandidatit të PDK-së për kryeministër, duke u marrë vetëm me Serbinë, pushteti ka harruar minatorët, policët, mjekët, ushtarët e pensionistët.

“Në diskursin publik, qeveritarët vazhdojnë t’ia qajnë hallin vetëm Serbisë dhe flasin vetëm për Serbinë për ti’ mbuluar të gjitha dështimet e tyre. Propaganda qeveritare fillon më “kërcënimet për luftë me Serbinë” dhe përfundon më të njëjtën gjë. Kjo është një qasje e gabuar e cila nuk sjell asgjë të mirë. Duke u marrë vetëm me Serbinë, qeveria e jonë i ka harruar minatorët, mësuesit, policët, mjekët, ushtarët, pensionistët e shumë e shumë çështje tjera të rëndësishme”, ka thënë Hamza për Express.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë shumë më mirë dhe plani im synon të bëjë pikërisht këtë gjë. Unë dua të sigurohem se qytetarët e Kosovës të jetojnë në paqe, me paga shumë më të larta dhe me mirëqenie shumë më dinjitoze”, ka shtuar ai tutje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *