Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruar në Merdarë, e që bëhet fjale për bizhuteri dhe parfume që kapin vlerën e një mijë eurove.
Sipas një postimi nga ana e doganës, ata kanë gjetur 468 copë të bizhuterive të ndryshme dhe gjashtë kilogramë të koncentratit të parfumeve, të fshehura në pjesën e pasme të një autobusi të linjës nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës.
“Pas zbulimit të këtyre mallrave, është njoftuar pala se mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe se ndaj tyre do të shqiptohet kundërvajtje doganore”, thuhet në postim.