Die. Nën 24th, 2024

Marrëveshje, mbi 200 shtëpi për të u ndërtuar në veri të Republikës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen me Halil Kastratin për ndërtimin e mbi 200 shtëpive të reja në veri.

Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

“Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre.
Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, si fillim për një jetë e re për këto familje” thuhet në njoftimin e ministrit Krasniqi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *