Die. Nën 24th, 2024

BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel

Bashkimi Evropian planifikon takim midis Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të flitet për statusin e urës mbi lumin Ibër, tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali, për rtv21.

“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut”.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar iniciativën e hapjes së urë së Ibrit ka pasur zgjidhje politike për këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Sipas BE-së hapja e urës në mënyrë të njëanshme do të rrisë tensionet në veri të Kosovës.

BE-ja i ka bërë thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, të mos vazhdojë me veprime të njëanshme.

Këto paralajmërime të BE-së vijnë pasi Qeveria e Kosovës ka marrë iniciativë për hapjen e urës së Ibrit.

Qeveria ka kryer testimet e qëndrueshmërisë së urës dhe është në pritje të një raporti vlerësues nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet nëse ura i plotëson kushtet për qarkullimin e automjeteve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *