Die. Nën 24th, 2024

Beshiktash largon Muçin, ylli kuqezi pranë transferimit në Angli

Nga yll i ekipit, titullar i padiskutuar, Ernest Muçi e ka parë vetëm në stol këtë fillim sezoni te Beshiktashi, kjo për disa arsye. “Shqiponjat” investuan shumë gjatë verës në fazën sulmuese duke afruar lojtarë si Ciro Immobile etj, ndërsa në sytë e trajnerit Giovanni van Bronckhorst, Muçi është thjesht një zëvendësues.

Në këto kushte, drejtuesit e klubit, janë të detyruar të pranojnë ofertat që vijnë për Muçin, duke mos preferuar të rrezikojnë, pasi në këtë mënyrë vlera e kartonit të tij pritet të ulet ndjeshëm.

Sipas mediave në Turqi, drejtuesit e Beshiktashi kanë pranuar ofertën e Aston Villa, skuadër që e ndjek që nga koha kur Muçi i realizoi 3 gola me fanellën e Legia-s. Gjithnjë sipas mediave turke, Aston Villa do të paguajë kesh 15 milionë euro, ndërsa 4 të tjera do të shkojnë në formë bonusesh.

Kjo është një ofertë e mirë ekonomike, në një kohë kur Beshiktashi investoi gjatë dimrit, 6 muaj më parë, 10 milionë euro për të marrë nga Legia e Varshavës. Tek Aston Villa, Muçi pritet të firmos një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *