Die. Nën 24th, 2024

Nuk i morën pagat, minatorët protestojnë të enjten para qeverisë

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka paralajmëruar një protestë para qeverisë së Kosovës ditën e enjte. Protesta do të organizohet në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe mos ekzekutimin e pagave për tre muaj.

“Minatoret e Trepces së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqesore për shprehjen e paknaqesive, per padrejtesit e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave per minatoret e Trepçes për më shumë se dy muaj. Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikes së Kosoves, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Siaps njoftimit marshimi do të filloje nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtine, deri pran objektit të Qeverise së Republikes së Kosoves.

“Kjo protest reflekton kërkesen e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj. Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërgaur minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojes për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *