Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë vizituar fillimin e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, për të cilat ka theksuar se lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë.
Kurti tha se po e fillojnë me segmentin Struzhë, kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar.
Kurti: Shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndarë
“Po i fillojmë punimet tash, ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro…t’ia japim mbështetjen maksimale këtij projekti infrastrukturor që të kryhet sa më shpejt për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndarë”, tha ai.