Pre. Sht 20th, 2024

Krasniqi: BE t’i tregojë Kosovës pse ka ndryshuar qëndrim për Urën e Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i tregoj Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi ka thënë se BE-ja më parë ka qenë pro hapjes dhe se një gjë e tillë duhet të ndodhë.

Ndërsa, Krasniqi u shpreh se do të vazhdojnë koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, ndonëse nuk dha një datë se kur mund të hapet ura.

“Nga viti 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE duhet të na tregoj së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit. Dialogu ynë me qytetarët serbë për hapjen e urës nuk ka qenë vetëm këto ditë, ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ta. Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur. Aty janë edhe dy ura tjera që shfrytëzohen. Unë vazhdimisht i shoh qytetarët serbë dhe sigurisht që hapja e urës do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Ura është momentalisht në gëlqerosje dhe përgatitje tjera. Aty është bërë një vlerësim i qëndrueshmërisë. Ne jemi duke i përmbyllur të gjitha punët dhe sigurisht se nuk mund të them një datë se kur do të hapet ura. Ne për këtë do të vazhdojmë koordinimin”, theksoi ai.

Krasniqi komentoi edhe deklaratat se me hapjen e urës po rrezikohen ushtarët amerikanë.

“Ne e marrim seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ne po vazhdojmë koordinimet me partnerët tanë në mënyrë që gjithçka të shkoj mirë dhe mos të ketë asnjë incident”, shtoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *