Die. Nën 24th, 2024

Presidentja Osmani: Deklaratat e Stanos per urën janë raciste, Osmani deklarohet edhe për zgjedhjet

Presidentja Vjosa Osmani ka pohuar se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, po jep deklarata raciste karshi Kosovës edhe në çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se hapja e urës për qarkullim nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve në takimet e procesit të dialogut.

“Sa i përket Bashkimit Evropian deklaratat e zëdhënësit të këtij institucioni janë mbi të gjitha raciste kështu që as nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaurar në raport të atyre deklaratave të tyre raciste nuk ka as një arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës së Ibrit në Bruksel”.

“Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikurse ky zëdhënësi më duket është nga Sllovakia nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra, nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës, dialog për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të duhej të ishte kundër kushtetuese dhe kundër sovranitetit”, ka pohuar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë kundër hapjes së Urës së Ibrit.

Por, sipas saj, ata kanë kërkuar koordinim.

Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, e para e shtetit ka thënë se ShBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulën dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e kësaj ure.

Osmani ka thënë se për hapjen e urës nuk duhet të pyetet Serbia, ndërsa ka thënë se as zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk e pyet Serbinë kur i kalon urat në shtetin e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me datën e zgjedhjeve, duke thënë se kanë kohë deri nesër në fund të orarit për vlerësime shtesë nga opozita.

Presidnetja Osmani ka thënë se nesër pas orarit do të dëgjoi vlerësimin e kabinetit, pasi që ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë.

“Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë, më pas nesër pasi të përfundojë nesër orari, do të dëgjojë vlerësimet e kabinetit tim, ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë. Është diskrecion i presidentit.

closevolume_off
Nuk ka dallim një javë më shumë më pak. Nuk bën diferencë të madhe”, ka theksuar Osmani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *