Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përveç shpërndarjes së fletushkave në sheshet e Prishtinës, ato janë duke u shpërndarë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari dhe në të gjitha pikat kufitare.
Ai ka thënë se është momenti i përshtatshëm për të arritur një numër sa më të madh të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Presidentja e vendit ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbatjen e zgjedhjeve në Kosovë.