Die. Nën 24th, 2024

Mbrojtja e Veselit: Dëshmitari i sotëm do të përdor disa dokumente që nuk mund t’i shoh prokuroria dhe as mbrojtja

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin i cili do të dëshmojë sot në sallën e gjyqit. Sipas saj, ZPS-ja i ka thënë mbrojtjes që dëshmitari do të përdor disa dokumente që nuk mund t’i shoh as ata dhe as mbrojtja.

Sipas O’Reilly kjo është një situatë e vështirë për ata pasi ky dëshmitar ka qenë edhe objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake.

Ajo tha se ky njoftim që dëshmitari kishte me vete këto materiale iu njoftua mbrojtjes gjatë e-maileve në seancat përgatitore.

“Në e-mail thuhej që dëshmitari kishte me vete materiale që nuk mund t’i jepshin Prokurorisë dhe rrjedhimisht as mbrojtjes, por sidoqoftë do të përdoreshin nga dëshmitari për të rifreskuar kujtesë gjatë seancës përgatitore. Sidoqoftë nuk është bërë e qartë kur, në çfarë momenti përmendën këto materiale. Të premten ne ju kërkuam t’i evidentojnë paragrafët përkatës që lidhen me këto materiale dhe të na sqaroni se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për t’i parë këto materiale. Prokuroria na thanë që kishin pyetur dëshmitarin lidhur me këto materiale, por nuk ishin ë sigurt nëse do mund t’i merrnin materialet para se të jepte dëshminë dëshmitari”, tha O’Reilly.

Ajo gjithashtu insistoi duke thënë se këtyre dokumenteve dëshmitari dhe që sipas tyre është e padrejtë që të vijë një dëshmitarë në Hagë me dokumente të reja duke e vendosur mbrojtjen në një pozicion të vështirë.

“Gjithashtu na thanë që ai iu është referuar këtyre materialeve në tri pika konkrete. Tani ne nuk e kemi të qartë a i ka përdorur këto materiale gjatë gjithë seancës përgatitore dëshmitari dhe ne duam të dimë se kur mund t’i marrim dhe ne këto materiale dhe gjithashtu çfarë janë këto materiale. Ne e kuptojmë që nuk mund të na thoni hollësi, por të dimë vëllimin së paku në çfarë natyre kanë këto materiale sepse këto mbase mund t’i përdorim për kundërpytejet tona dhe nuk është normale që në momentin e fundit na thoni që dëshmitari do t’i përdor disa materiale që ne nuk mund t’i shohim. Na vendosin në një situatë të vështirë. Ky është një dëshmitar që ka qenë objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake dhe është një dëshmitar që nuk ka folur një herë, por ka folur dy herë dhe është e padrejtë që vjen tani dëshmitari në Hagë me dokumente të reja dhe na vendos në një pozicion kaq të vështirë”, tha ajo.

Tutje, avokatja e Veselit pati një kërkesë për Prokurorinë si dhe kërkoi mundësinë që ta rithrrasin dëshmitarin në rast se këto materiale janë më vlerë për mbrojtjen.

“Pra, ne duam të kuptojmë fillimisht nga Prokuroria nëse ata e dinë sipas rregullës 107, cili është vëllimi, kur mund t’i marrim këto materiale sepse tani e kemi të qartë që duhet të bëjmë një kërkesë lidhur me këto materiale dhe ne do të duam që të kemi një mundësi që ta rithrrasim këtë dëshmitar nëse këto materiale janë më vlerë për ne”, tha ajo.

Prokurori Matt Halling tha se të gjithë janë të barabartë dhe nuk ka asnjë padrejtësi sa i takon kësaj çështje.

“Nuk i kemi as ne materialet, prandaj as mbrojtja materialet. Sidoqoftë ky dëshmitar për këtë dëshmitar është bërë e qartë që në 2022-shin që ka materiale relevante që nuk mund të nxirrën në këtë rast dhe dëshmitari në një pikë, në intervistën që ka dhënë për ZPS-në në 2022-ën ka lexuar një faqe të një ditari dhe kjo është një faqe ditari që nuk na e kanë dhënë as ne dhe nuk e kemi idenë se ku është ky material. Pra, e vetmja gjë që ka ndodhur ndryshe është ajo që ka ndodhur gjatë seancës përgatitore që keni parë në e-mail, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që të diskutoj vetëm një fakt për të cilin i ka përdorur materialet dëshmitari për të rifreskuar kujtesën. Ka qenë thjeshtë data e një ndeshje futbolli në 1 gusht të 99-ës, pra për këtë ka dashur dëshmitari të rifreskoj kujtesën dhe ka bërë disa verifikime të vogla të materialeve sepse nuk mundej të ishte shumë i saktë për të dhënat”, tha tutje prokurori.

Halling tha se sa i takon asaj që do të thotë dëshmitari do ta kenë mundësinë që ta bëjnë sot pasi është ai dëshmitar që do të jetë sot në sallën e gjyqit.

Për këtë, kryegjyqtari Smith III tha se nëse gjatë kundër pyetjeve të mbrojtjes vlerësohet se është nevoja të rithirrët ky dëshmitar, trupi gjykues do ta rishqyrtoj këtë kërkesë.

Ndërsa, për të diskutuar për një çështje tjetër, avokatja tjetër e Veselit Ann Rowan kërkoi që të kalohet në seancë private gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.

Nis seanca e parë pas pushimit veror në çështjen Thaçi dhe të tjerët, shfaqen probleme teknike

Pas pushimit veror, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar seanca në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se do t’i jep disa urdhra me gojë por që u shfaqen disa probleme teknike me marrjen e përkthimit në gjuhën shqipe nga i akuzuari Krasniqi pasi që ai ishte prezent në sallën e gjyqit përmes video-lidhjes.

Të gjithë të akuzuarit tjerë, përveç Krasniqit ishin në sallën e gjyqit prezent ndërsa pas dhënies së disa urdhrave seanca kaloi në pushim deri sa të rregullohet problemi teknik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tek urdhri i parë, trupi gjykues rikujtoi se një provë materiale është pranuar përmes dëshmitarit 04501 si dhe ka marrë numër identifikimi të përkohshme. Pasi nuk pati kundërshtime nga palët është udhëzuar sekretarja e gjykatës që kësaj prove t’i bëjë përditësimin përkatës.

Tek çështja e dytë, Smith III tha se ZPS-ja ka kërkuar që të bëjë një zëvendësim të dokumenti që është pranuar me një numër të caktuar dhe t’i vendoset një version i rishikuar. Sipas tij, ky dokument është nxjerrë prej paketës së materialeve 997 dhe konkretisht ka thjeshtë disa rishikime të vogla.

Mbrojtja e Thaçit, Luka Mishetiq kërkoi kohë për rishikimin e këtyre materialeve që ishin dy përkthime të një prove nga ZPS-ja për çka, Smith III tha se do iu jepet mundësia që ta rishikojnë dhe t’i bëjnë komentet përkatëse.

Ndërsa, tek urdhri i tretë, Smith III me 5 qershor 2024 janë nxjerrë versionet e redaktuara të dokumenteve që janë pranuar në prova materiale dhe sipas tij, nëse nuk ka kundërshtime, versionet e redaktuara do të lidhen me provat materiale përkatëse, për çka nuk pati kundërshtime.

Pasi u kthyen nga pushimi, Smith III vazhdoi urdhrin e tretë me gojë duke e ripërsëritur, ndërsa krejtësisht në fund urdhëroi sekretaren e gjykatës që një dokument ta zëvendësojë me një dokument tjetër.

Përpara kësaj, kryetari i trupit gjykues, Smith III tha se seanca e sotme do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të 76-të, me kodin W04868.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *