Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai ka thënë se i njëjti do të dërgohet për investim.
“Aleksander Arsenijeviq është arrestuar për mos respektim të urdhrave të Policisë së Kosovës, i njëjti do të dergohet për intervistim”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, ai dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh te tavolina e një kafiterie, ku ka qëndruar ministri Sveçla.
“Arrestohet Aleksander Arsenijeviq në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti me një grup qytetarësh ka shkuar te tavolina e një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, ka deklaruar Elshani.