Pre. Sht 20th, 2024

Ferizaj e transferon sulmuesin Abdul

Skuadra e Ferizajt është përforcuar në fazën ofensive. Ferizajasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Abdeen Temitope Abdul, i cili së fundmi ka luajtur në Islandë tek ekipi Dalvik.

“FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul. Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola. Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofansive”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *