Sot në ora 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Amendamenti numër 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe përfundimit të takimit, nga Presidenca kanë bërë të ditur se Osmani do të dalë në konferencë për media, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.