Die. Nën 24th, 2024

Edita Tahiri : Kosova është e dëmtuar nga qeverisja e kryeministrit, Albin Kurti.

???????????????????????????

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Kosova është e dëmtuar nga qeverisja e kryeministrit, Albin Kurti.

Tahiri tha se Kurti po bën “lojëra të vogla në veri” duke e lënë kështu Kosovën të izoluar e të ndëshkuar.

“Kosova është shumë e dëmtuar nga kjo Qeveri, e izoluar plotësisht. Nuk ka ndodhë asnjë vizitë e lartë prej shteteve të rëndësishme në Kosovë prej janarit. Kryeministri jonë fare s’ka bërë vizita zyrtare jashtë Kosovës. Kosova mbeti pa hyrë në KiE. Jemi të izoluar, të ndëshkuar, të sulmuar dhe ende vazhdojnë lojërat e propagandat për lojërat e vogla në veri. Ai çon ekipe për urën në veri ndërkohë që para 6 vitesh BE-ja e ka kryer restaurimin, pastaj lëshon këto deklaratat se e hap urën se është e drejtë, natyrisht që duhet të reagojë ambasadori amerikan.

Situata është jo e mirë, por demokracia e ka rotacionin politik. Në shkurt janë zgjedhjet, ky ka pas shanse të qëndrojë edhe disa mandate, por e dështoi Kosovën. Shpresojmë që ky rotacion do ta heqë Kurtin”, tha Tahiri.

Tahiri ka treguar edhe për ftesën që ka pasur për t’u bërë pjesë e ekipit për dialog,

“Tek rasti i Kurtit kur ma çoi një emisar për tu bërë pjesë në negociata, i thashë kundër jam me bashkëpunu me Kurtin politikisht sepse s’merremi vesh, ai ka ideologji lindore, unë jam perëndimore, ai anti-amerikan unë jam proamerikane”, tha Tahiri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *