Kapiteni i Dritës, Rron Broja ka qenë prezent në krahë të trajnerit Zekirija Ramadani në konferencë për media para ndeshjes me Legian.
Mesfushori mitrovicas ka treguar optimizëm dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të luftojnë për rezultat pozitiv.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në play-off të Ligës së Konferencës. Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, kundër një kundërshtari mjaft të vështirë.
Mirëpo, ne besojmë shumë në vete dhe do mundohemi ta dëshmojmë që nuk jemi rastësisht këtu”.
“Synimi ynë është ta japim maksimumin dhe gjithçka që kemi, që të arrijmë një rezultat pozitiv. Pastaj, në ndeshjen e dytë ta kërkojmë kualifikimin”, ka thënë Broja.
Drita që ëhstë paraqitur rregullisht në garat evropiane që prej edicionit 2018/19, ka luajtur ndaj skuadra të mëdha si Viktoria Plzen, Antëerp, Feyenoord dhe Malmo.
Drita ishte përballur edhe me Legian, ku kishte pësuar me rezultat 2-0, pasi në atë kohë në sezonin 2020/21 zhvillohej vetëm një ndeshje shkaku i COVID-19.