Pre. Sht 20th, 2024

Me një lojtar më pak, Drita nuk ia del përballë Legias

Drita është mposhtur në ndeshjen e parë të Play-offit të Conference League.

Intelektualët janë mposhtur me rezultat 2-0 përballë Legias së Varshhavës, shkruan Indeksonline.

Për skuadrën kosovare punët shkuan keq që në minutën e 31-të kur Gomda u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja.

Për vendasit golat i shënuan Kramer në minutën e 56-të dhe Gual në minutën e 83-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 29 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *