Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje.
Gjithashtu ua ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve.
Në vendimin e siguruar nga Koha, menaxhmenti ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit.
Minatorët ishin në grevë për shkak të mospagesës.