Gjykata Speciale ka lëshuar një njoftim për media ku tregon për numrin e viktimave pjesëmarrëse në rastin Thaçi dhe të tjerët të cilët po gjykohen në Hagë.
Specialja njofton se pas njoftimit nga avokati i viktimave për vdekjen e një prej viktimave në fillim të këtij viti, numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast është 153.
“Pas njoftimit nga avokati i viktimave në këtë rast për vdekjen e njërës prej viktimave në fillim të këtij viti, numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në Thaçi et al. rasti tani është 153”, shkruan Specialja.
Thaçi et al. case: latest info on number of participating victims#ThaciEtAlCase #KosovoSpecialistChambers https://t.co/C3z63GxPZu
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) August 28, 2024