Sht. Nën 23rd, 2024
Manuel Sarrazin MdB, Buendnis 90/Die Gruenen Bundestagsfraktion, Stefan Kaminski

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.

“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.

Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *