Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar.
Në ceremoninë e betimit para presidentes së republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si edhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.
Në njoftimin e presidencës thuhet, se presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.