Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez me mbi 30 vjet përvojë në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, në diplomacinë dhe çështjet e BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ambasadori Orav, i cili më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.
Në një postim në platformën X, ai ka thënë se mezi pret të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë.