Pre. Nën 22nd, 2024

Arrestohet një shqiptar nga Kosova në Turqi, këto janë dyshimet

Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin e Kosovës Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.

Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.

Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.

Liridon Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transfere parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg.

Si rezultat i operacioneve të kryera nga MİT, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *