Enj. Sht 19th, 2024

7 raste të dhunës në familje , raporti policor 24 orësh

Raporti:

Gllogoc / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Prishtinë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Prishtinë / 03.09.2024 / “Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti është duke u hetuar”

Fushë-Kosovë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Pejë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Pejë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Pejë / 03.09.2024 / “Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *