Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kujtuar “marrëveshjen historike”, nënshkrimi i së cilës u bë katër vjet më parë.
Grenell tha se “ekipi Biden-Harris nuk arriti ta zbatonte atë”.
“Sot katër vite më parë i kemi bashkuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me Presidentin Donald trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi Grenell në X.
Postimit, ai ia ka bashkuar një fotografi nga një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe një fotografi nga nënshkrimi i marrëveshjes nga kryeministri i atëhershëm i vendit, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq.