Enj. Nën 28th, 2024

Këshilltari i Kurtit komenton deklaratën e Rohde pasi tha se Sarrazi s’pati sukses ta bind Kurtin për CEFTA

Këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka komentuar takimin e Kurtit me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Më herët, Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por tha se kjo dështoi.

Ndërsa, Zulfaj thotë se ka një zgjidhje kompromosi, por Serbia po e kushtëzon.

Po ashtu, Zulfaj ka deklaruar se masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *