Enj. Nën 28th, 2024

Osmani mirëpriti në takim Nadia Murad, njëra prej zërave më të fuqishëm për viktimat e dhunës seksuale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nobelisten Nadia Murad, një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Nadia Murad është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo sot ishte në Kosovë që t’i bashkojmë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej. Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *