Pre. Nën 29th, 2024

Orav dhe Lajçak flasin për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Orav dhe Lajçak drekuan së bashku, ku folën për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, shkruan Indeksonline.

“Kënaqësi të takohesha sot me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

Si përfaqësues special i BE-së në Kosovë, pres me padurim të bashkëpunoj me të gjithë aktorët e familjes së BE-së për të forcuar qasjen “Team Europe” në terren” shkroi Orav në një postim.

Glad to meet today with EU Special Representative @MiroslavLajcak to discuss the latest political and security developments.

As the EU Special Representative in Kosovo, I look forward to collaborating with all EU family actors to strengthen a #TeamEurope approach on the ground. pic.twitter.com/4m9ubd3Tq9

— Aivo Orav (@AivoOrav) September 6, 2024
Gjatë ditës, Lajçak u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Lajçak shkroi se kanë pasur një bisedë të hapur dhe të detajuar për takimin e radhës të shefave të ekipeve negociatore.

Emisari sllovak ka treguar gjithashtu se kanë biseduar edhe për Planin e Rritjes dhe për hapat e radhës në Dialog në periudhën e ardhshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *