Hën. Dhj 23rd, 2024

Gashi: Katër vjetët e parlamentarizmit nën udhëheqjen e VV-së më të dështuarat për Kosovën

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se legjislatura e Kuvendit të Kosovës nën udhëheqjen e qeverisë Kurti do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë.

“Po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, kjo legjislaturë me këtë qeveri do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë në aspektin e vendimmarrjes, është karakterizuar me kapje të institucioneve me shkelje të kushtetutës dhe tendenca të vazhdueshme. Pra në aspektin e fushëveprimtarisë së vetë si rezultat i dominimit nga LLV-ja të gjitha shtyllat e kuvendit janë paaftësuar në funksionin e tyre”, ka deklaruar ai.

“Për keqardhje, 4 vite të parlamentarizmit nen udhëheqjen e VV-së katër vitet më të dështuara për Kosovën. Dhe sot Kosova si shkak i kësaj qeverisje gjendet nën sanksione ndërkombëtare, qeverisja e tyre bazohet mbi ide të popullizmit, dhe jo mbi idetë e qeverisjes demokratike, prandaj këto 3 muaj deri në fund do i bindim qytetarët e Kosovës për atë që ka ndodhur kjo është periudhë e rëndësishme”, ka thënë tutje ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *