Pre. Sht 20th, 2024

Konfiskohet dokumentacion nga ndërtesa ku ka qenë e vendosur komuna paralele, policia jep detaje

Organet e rendit gjatë ditës së sotme kanë marrë dokumentacionin nga ndërtesa ku ka qenë e vendosur komuna paralele.

Zëdhëndësi i polici i rajonit të veriut, Veton Elshani, ka thënë për ‘Indeksonline’ se janë duke marrë prova materiale nga ndërtesa.

“Jemi duke marr prova materiale nga ndërtesa ku ka qenë e vëndosur komuna paralele”, ka thënë Elshani për Indeksonline.

Mediumet serbe kanë publikuar pamje ku vërehët një numër i lartë i automjeteve të policisë rreth ndërtesës, ku raportohet se ishte e vendosur komuna paralele serbe. Përballë objektit janë edhe mobiliet të cilat po i nxjerrin punonjësit e zyrës së Shoqatës serbe “Më Përkrah”./Indeksonline

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *