Pre. Sht 20th, 2024

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 45 të të pandehurve për sulmin terrorist, në Banjskë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në konferencën e shtypit, deklaroi se Prokuroria Speciale ka përgatitur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

Isufaj deklaroi se Prokuroria… ka zhvilluar hetime disamujore dhe pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre sot është ngritur aktakuzë ndaj 45 të të pandehurve.

Ai shtoi se për shkak të ndjeshmërisë nuk janë ndarë detaje, ndërkaq për të ngriturt aktakuzë është dashur të pritej pranimi i ekzaminimeve që janë kryer jashtë vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *