Sht. Dhj 21st, 2024

Aliu: Shumë shpejtë e hapim thirrjen e dytë për banimin e përballueshëm social

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me katër komuna të vendit për banimin e përballueshëm social.

Në një postim në Facebook, ai ka shtuar se komunat në fjalë janë ajo e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës.

“Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm social. Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit”.

“Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës. Poashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka thënë Aliu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *