Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka zhvilluar një takim me kancelarin, Olaf Scholz.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar numrin një të Gjermanisë për angazhimin ndaj Kosovës.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja Kancelarin Olaf Scholz gjatë pritjes së organizuar për Korin Diplomatik.
Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/