Pre. Sht 20th, 2024

Osmani pret në takim ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e presidencës thuhet se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, bashkëpunimin biletaral mes Kosovës dhe Francës si dhe prezencën e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e presidencës./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *