Pre. Sht 20th, 2024

U arrestua për sulm ndaj Shpejtim Bulliqit, Rrahmani i LDK-së del me sqarim në Facebook!

Asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani ka dal me një qëndrim në Facebook, pas arrestimit të djeshëm nga Policia e Kosovës.

Ai pati konfrontim fizik me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Është e papranueshme, e rrezikshme dhe neveritëse mënyra se si Bulliqi tenton të mbajë peng punën e kuvendit duke përdorur mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz vetëm pse ia thonë në sy të vërtetën që mendojnë e shprehen ndryshe, e sidomos ata që për këtë punë kanë marrë mandat nga qytetari”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë,

Të respektuar qytetarë të Komunës së Podujevës dhe mbarë Kosovës të cilët me keni shkruar e jeni interesuar për situatën e djeshme qe ndodhi në Kuvendin e Komunës së Podujevës,

Fillimisht dua të them se, pamjet e djeshme në Kuvendin e Komunës së Podujevës janë të papranueshme edhe për mua sepse asnjëherë nuk e kam menduar që do të përballem me situata të tilla në Podujevën e dy dekadave pas luftës. Por, përtej këtyre, unë jam Ekrem Rrahmani që me besimin e dhënë përmes votës, elektorati i LDK-së, qytetarët e Podujevës më besuan të jem zëri i tyre përfaqësues në Kuvendin Komunal.

Secili që më njeh e di që në secilin ambient ku veproj përballem me ata që duan të mashtrojnë e manipulojnë, e lëremë kur një i zgjedhur për kryetar komune tenton ta kontrabandojë vullnetin e qytetarëve të Podujevës duke marrë peng kuvendin dhe trupat e saj.

Është e papranueshme, e rrezikshme dhe neveritëse mënyra se si Bulliqi tenton të mbajë peng punën e kuvendit duke përdorur mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz vetëm pse ia thonë në sy të vërtetën që mendojnë e shprehen ndryshe, e sidomos ata që për këtë punë kanë marrë mandat nga qytetari.

Unë Ekrem Rrahmani, deklarohem se ASNJËHERË, ASKUSH nuk mund të më ndal për të përfaqësuar drejt, me dinjitet e ndershmëri votuesin tim. Unë asnjë ditë të mandatit tim nuk do të hesht përballë një kryetari skandaloz që me pazare të ulëta e me tradhëti ka ardhë në atë pozitë dhe me format e njëjta po e ushtron atë detyrë sot e kësaj dite.

Kuvendi është vendi ku përfaqësohen qytetarët përmes asambleistëve të zgjedhur dhe secili që tenton të ndërhyjë, ta degradojë dhe ta keqpërdorë atë kuvend, përderisa jam anëtar i tij do të më ketë përballë.

Unë jam këtu për të mbrojtur interesat e votuesve të mi dhe për të siguruar që ne, LDK përfaqësojmë përgjegjshëm interesat e tyre. Tradhtarët që kanë braktisur sofrën që i rriti, ata që kanë shkelur besimin e qytetarëve tanë duhet të japin llogari dhe duhet të përballen me të vërtetë, ndërsa unë dhe LDK do të vazhdojmë të luftojmë gjithmonë për një qeverisje e udhëheqje të pastër e të drejtë, megjithëse këta të sotmit në pushtet nuk mund ta ofrojnë këtë!

Krejt në fund faleminderit secilit prej jush për gjithë mbështetjen! Do të jemi bashkë, sot e përherë!

KAQ PËR TASH!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *